“Brikena nga manastiri nuk erdhi” – Deklarata e Ilnisës ndez debat, rikthehen pamjet me Meritonin

23 mars 2026 | 11:03

Dalja e Ilnisa Agollit në Fan Club ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, sidomos për mënyrën e ashpër si ajo komentoi situatat në shtëpi.

Gjatë analizës së saj, ajo përdori ironi ndaj Brikenës, duke e krahasuar me një “dhëmballë të dëmtuar” dhe duke thënë se nuk vjen nga manastiri, duke vënë në pikëpyetje reagimet e saj ndaj afrimitetit me Mateon.

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është një tjetër detaj që po qarkullon në rrjet.

Në TikTok janë bërë virale disa pamje të vjetra ku Brikena shfaqet shumë e afërt me Meritonin, ish-partnerin e Ilnisës, në një program televiziv.

Ky fakt ka bërë që shumë ndjekës të lidhin deklaratat e Ilnisës me këtë histori të së kaluarës, duke aluduar se reagimi i saj mund të mos jetë vetëm për lojën, por edhe për arsye personale.

Megjithatë, mbetet e paqartë sa ndikim ka kjo në qëndrimet e saj, ndërsa diskutimet në rrjet vazhdojnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë me dije se…