 
                    Britani, 10 vjet burg çiftit që i vuri foshnjës emrin Hitler
                13 nëntor 2018
                |  11:32
            
        Një nënë dhe baba që e quajtën foshnjën e tyre Adolf Hitler u dënuan si anëtarë të një grupi neonazist.
Adam Thomas, 22 vjeç dhe e dashura e tij, Claudia Patatas, 38 vjeçe, po përballen sot me një dënim prej 10 vjetësh burgim, pasi u dokumentua se ata shin pjesë e një grupi të ekstremit të djathtë.
Gjatë kontrollit të banesës së çiftit në Oxfordshire u zbulua se banesa ishte e mbushur me memorandume naziste. Thomasi e pranoi se ishte admirues i Hitlerit, raporton “dailymail.co.uk”.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        