Britania: Dëmtimi i infrastrukturës në Ukrainë, pengesë për dërgimin e ndihmave

16 prill 13:49

Britania ka njofuar se sulmet ruse ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë po pengojnë shpërndarjen e ndihmës humanitare për civilët në zonat ku trupat ruse janë tërhequr.

“Infrastruktura rrugore në konflikt, në zonat e prekura të Ukrainës, ka pësuar dëme të mëdha”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes së Britanisë përmes një postimi në “Twitter” më 16 prill.

“Trupat ruse e kanë përkeqësuar situatën duke shkatërruar ura, duke vendosur mina tokësore dhe duke braktisur veturat ushtarake përgjatë rrugëve kyçe, teksa janë tërhequr nga veriu i Ukrainës”, ka njoftuar kjo ministri.

Kjo ministri ka theksuar se shkatërrimi i kalimit të lumenjve në dhe përreth Çernihivit për shembull ka lënë vetëm një urë për qytetarët, të cilët duan ta kalojnë lumin Desna.

“Dëmtimi i infrastrukturës së transportit të Ukrainës tani paraqet një sfidë të rëndësishme në dërgimin e ndihmës humanitare në zonat që më herët kanë qenë të pushtuara nga Rusia”, ka bërë me dije Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot rreth orës 03:10, në Sharpej të Jarinjës, kanë ndodhur…