Britania drejt marrëveshjes tregtare me ShBA-në

08 maj 2025 | 11:20

Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, pritet ta shpall sot (e enjte) një marrëveshje të rëndësishme tregtare me Shtetet e Bashkuara, që ka për synim uljen e tarifave doganore ndaj produkteve britanike.

Lajmi është konfirmuar nga Downing Street, duke theksuar se “kryeministri do të veprojë gjithmonë në interes kombëtar – për punëtorët, bizneset dhe familjet britanike”.

Marrëveshja vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur muajin e kaluar tarifa të reja ndaj pothuajse çdo vendi në botë, përfshirë edhe një tarifë globale prej 10% dhe një taksë 25% për çelikun, aluminin dhe automjetet që hyjnë në ShBA nga Britania, raporton “Reuters”.

Presidenti Trump ka aluduar për marrëveshjen e re në një postim në rrjetet sociale të mërkurën në mbrëmje, duke përmendur një “marrëveshje të madhe tregtare” me një “vend shumë të respektuar”.

Sipas raportimeve, ShBA-ja është gjithashtu në bisedime të avancuara për marrëveshje të ngjashme me Indinë dhe Izraelin, ndërsa po vazhdojnë edhe negociatat me vende të tjera si Japonia, Koreja e Jugut dhe Vietnami. Qëllimi i administratës Trump është riformësimi rrënjësor i sistemit global tregtar, përmes marrëveshjeve bilaterale të reja.

Në një zhvillim tjetër të rëndësishëm, ShBA dhe Kina do të nisin javën e ardhshme në Zvicër negociata për të ulur tensionet tregtare mes dy ekonomive më të mëdha të botës. Kjo do të jetë hera e parë që zyrtarët e lartë të dy vendeve takohen që nga inaugurimi i presidentit Trump në janar.

Ndërkohë, Britania dhe India kanë nënshkruar më herët këtë javë një marrëveshje tregtare që lehtëson eksportet britanike të uiskit, makinave dhe produkteve të tjera në Indi, ndërsa ulin tarifat për veshje dhe këpucë indiane.

Marrëveshja e re me ShBA-në pritet të ketë një ndikim të madh ekonomik për Britaninë, veçanërisht në kushtet

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku pas…