Britania e Madhe, Franca dhe Kanadaja kërcënojnë me masa kundër Izraelit

20 maj 2025 | 10:21

Sulmet ajrore izraelite në Gaza gjatë natës vranë të paktën 38 palestinezë në gjysmë ore.

Agjencia e mbrojtjes civile e drejtuar nga Hamasi thotë se u goditën një shkollë në qytetin e Gazës, kampi i refugjatëve Nuseirat dhe Deir al-Balah në Gazën jugore.

Këto sulme vijnë ndërsa Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Kanadaja e kanë paralajmëruar Izraelin të ndalojë “ofensivën e ripërtërirë ushtarake” në Gaza dhe të rrisë fluksin e ndihmave.

Në deklaratën e përbashkët thuhet se vendet janë të gatshme të ndërmarrin “veprime të mëtejshme konkrete” nëse Izraeli nuk ndryshon kursin.

Të dielën, Izraeli tha se do të lejonte ndihma në Gaza, duke i dhënë fund një bllokade 11-javore, por shefi i humanitarëve të OKB-së, Tom Fletcher, i tha BBC-së se pesë kamionët e lejuar të hynin të hënën nuk janë aspak të mjaftueshëm.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se “lufta mund të përfundojë nesër” nëse Hamasi liron pengjet e tij dhe dorëzon armët – rreth 58 pengje mbeten në Gaza – deri në 23 besohet se janë gjallë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se duke…