Britania e Madhe, mbështetëse e fuqishme e të mbijetuarve të dhunës seksuale

19 nëntor 2020 | 15:24

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka takuar ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në politikën e brendshme dhe të jashtme të Kosovës.

Haradinaj-Stublla e ka falënderuar ambasadorin për vizitën në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe “mesazhin e fuqishëm që përçoi atë ditë vizita e tij”.

Ajo ka thënë se ky mesazh i fuqishëm ka ardhur në kohën kur Kosova dhe populli i saj po përballen me “një qasje revizioniste ndaj vuajtjeve dhe sakrificave” të shkaktuara nga gjenocidi serb në Kosovë.

Ndërsa ambasadori Abbott ka rikonfirmuar se Britania e Madhe mbetet mbështetëse kryesore e Kosovës në të gjitha proceset e shtet-konsolidimit, duke nënvizuar edhe mbështetjen e madhe që i jep çështjes së të mbijetuarve të dhunës seksuale dhe kërkesës së vazhdueshme për drejtësi dhe zbardhje të së vërtetës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Distria Krasniqi ishte ndalur në çerekfinale të Kampionatit Evropian që…