
Britania e Madhe pritet ta njohë sot zyrtarisht shtetin palestinez
21 shtator 2025
| 10:42
Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, pritet të shpallë sot njohjen zyrtare të Palestinës.
Ky hap vjen pasi Starmer kishte paralajmëruar në korrik se Britania e Madhe do ta ndryshonte qëndrimin e saj në shtator, nëse Izraeli nuk përmbushte disa kushte, përfshirë arritjen e një armëpushimi në Gaza dhe zotimin për një marrëveshje të qëndrueshme paqeje që garanton zgjidhjen me dy shtete.
Njohja e Palestinës shihet si një ndryshim i madh në politikën e jashtme britanike, pasi qeveritë e mëparshme kishin deklaruar se ajo mund të ndodh në rast se arrihet paqja.
Reagimet për këtë njohje qenë të mëdha nga qeveria izraelite, familjet e pengjeve si dhe nga disa deputetë konservatorë britanikë.