Britania heq karantinën për amerikanët dhe evropianët e vaksinuar

28 korrik 2021 | 23:02

Anglia zbut kufizimet për personat nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga java e ardhshme do të lejojë të gjithë vizitorët nga këto vende, të cilët janë vaksinuar plotësisht, që të udhëtojnë pa detyrimin e karantinës.

Konfirmimi ka ardhur nga Ministria britanike e Transportit, që po tenton t’i japë një shtysë të madhe dhe shumëpritur kompanive ajrore dhe atyre të udhëtimeve.

Ky vendim pritet që të ndiqet edhe nga pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar.

Megjithatë, udhëtarët duhet të kryejnë një test për Covid-19 para dhe pas mbërritjes në Angli.

Më herët, si pjesë e zbutjes së kufizimeve, qeveria hoqi detyrimin e karantinës për britanikët që ktheheshin nga vende me rrezikshmëri të mesme, kategori në të cilën bën pjesë dhe Shqipëria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti Eros Grezda, do ta vazhdojë karrierën në elitën e…