Britania jep 1.5 milion paund për transportin e gardianëve shqiptarë

19 nëntor 2023 | 13:22

Gazeta “The Independent” e Londrës ka zbuluar të tjera detaje nga marrëveshja në mes të qeverisë angleze dhe asaj shqiptare për transferimin e të burgosurve shqiptarë nga burgjet angleze në ato shqiptare.

Kjo marrëveshje përfshin edhe ndihmën prej 1.5 milion stërlina për drejtorinë e përgjithshme të burgjeve në Shqipëri.

Këto para ka thënë “The Indipendent” do të përdoren për blerjen e 15 makinave elektrike dhe 22 furgonëve për transportin e efektivëve të policisë së burgjeve.

Ministria angleze e Drejtësisë do të paguajë rreth 8 milion stërlina përfshirë edhe fonde të tjera nga Home Office për këtë marrëveshje të transferimit të burgosurve e cila u finalizua në Londër muajin e shkuar nga ministri drejtësisë Ulsi Manja.

Marrëveshja parashikon tranferimin e më shumë se 200 të burgosurve shqiptarë aktualisht në burgjet angleze të dënuar me mbi katër vite burg.

Alex Chalk, sekretar shteti për drejtësinë ne qeverinë angleze tha se “publiku ka pritshmëri që të huajt ta vuajnë dënimin në vendet e tyre jo në burgjet tona me koston e paguar prej taksapaguesve anglez.

Në burgjet angleze sipas statistikave vuajnë dënimin bashkë me ata në paraburgim mbi 1 400 shtetas shqiptarë. Shumica të dënuar për përfshirjen në shtëpitë e barin. Ndërsa 17 prej tyre të dënuar për vrasje./Top Channel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nesër (e hënë) do t’i…