Britania ka lëshuar viza për mbi 20 mijë refugjatë ukrainas

25 mars 2022 | 14:03

Rreth 20 mijë e 100 viza janë lëshuar në Britani të Madhe për refugjatët ukrainas, të cilët kanë lidhje familjare në Mbretëri të Bashkuar, kanë thënë autoritetet britanike.

Qeveria britanike ka pranuar 35 mijë e 500 aplikacione në kuadër të skemës për familjet ukrainase, e cila është lansuar këtë muaj.

Qeveria britanike është përballur me kritika se skema që ofron, nuk është aq bujare sa ajo e Bashkimit Evropian, e cila u lejon refugjatëve ukrainas që të qëndrojnë deri në tre vjet pa viza në territorin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Roger Federer nuk heq dorë nga rikthimi në fushë edhe…