Britania në alarm, ministri: Të gjurmohet urgjentisht varianti brazilian

01 mars 2021 | 21:49

Mbretëria e Bashkuar po shton me shumë shpejtësi testimet për variantin Brazilian të koronavirusit, që është shumë i transmetueshëm. Ministri për vaksinat, Nadhim Zahawi, kërkoi gjurmimin urgjent të rasteve të dyshuara dhe i bëri apel një individi të infektuar me mutacionin e ri që të vetëdeklarohet pranë autoriteteve.

Ky person ishte një ndër një milionë vetat që u testuan me 12 dhe 13 shkurt, por duhet të identifikohet pasi nuk kishte dhënë informacionin e duhur. Ky individ rezultoi pozitiv me variantin Brazilian më shumë se dy javë më parë por mungesa e mundësisë së kontaktimit, vë në alarm autoritetet britanike pasi mund ta ketë transmetuar tek shumë të tjerë atë.

“Sigurisht ne nuk lejojmë askënd të vijë nga Brazili, vetëm nëse ata janë shtetas britanik apo banues në Mbretërinë e Bashkuar. Ata që vijnë nga këto vende duhet të karantinohen në shtëpi ose hotel si dhe të bëjnë tre teste: para nisjes, dy ditë pas mbërritjes dhe tetë ditë më pas”, tha Zahawi.

Britania ka konfirmuar 6 raste me variantin e identifikuar në qytetin Manaus të Brazilit, kundër të cilit vaksinat shfaqen të jenë më pak të efektshme. Mutacioni P.1 është shumë i ngjashëm me atë të zbuluar në Afrikën e Jugut, që ka ngritur shqetësime të ngjashme në këtë shtet për shkak të transmetueshmërisë së lartë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besian Mustafa, ministër në detyrë i Bujqësisë, ka folur rreth…