Britania pritet të dërgojë 10 mijë dronë në Kiev

08 mars 2024 | 16:26

Britania po përgatitet të dërgojë 10,000 dronë të tjerë në Ukrainë, siç njoftoi ministri i Mbrojtjes i vendit, Grant Shapps, gjatë vizitës së tij në Kiev.

“Unë po përforcoj angazhimin tonë për të pajisur Ukrainën me drone të rinj të teknologjisë së fundit, direkt nga industritë kryesore të mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, do të dërgohen direkt nga fabrika në vijën e parë. Forcat e armatosura të Ukrainës po përdorin armë të dhuruara nga Mbretëria e Bashkuar me rezultate të paprecedentë, të cilat kanë kontribuar në shkatërrimin të 30% të flotës ruse të Detit të Zi”, ka thënë Shaps pas takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Këta dronë do t’i kushtojnë shtetit britanik rreth 380 milionë euro.

“Dronët po ndryshojnë rrjedhën e luftës”, shtoi sekretari Britanik i Mbrojtjes në llogarinë e tij në platformën X.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka…