Britaniku që luftoi për ukrainasit: Rusët Më thanë dëshiron vdekje të shpejtë apo të bukur

09 korrik 2023 | 12:15

Një britanik i identifikuar si Aiden Aslin që ishte regjistruar për të luftuar përkrah ukrainasve kundër rusëve në fabrikën e çelikut në Mariupol, ka rrëfyer tmerret e përjetuara në burgjet ruse.

Ai ishte dorëzuar së bashku me qindra ushtarë tjerë ukrainase pas më shumë se dy muajve rezistencë – pra derisa mbetën pa municion.

Nga atje ishte marrë nga rusët dhe ishte dërguar në Donetsk që kontrollohet nga forcat e Vladimir Putinit.

“Më godisnin fort në kokë, në tërë trupin, sa që më raste janë detyruar të ngriti duart që të mbrohem. Kur rrëzohesha nën dysheme më shqelmonin derisa humbja vetëdijen. Ishte diçka shumë më e keqe sesa që e imagjinoja kur u dorëzova”, tha ai.

Sipas tij marrja në pyetje ishte banale: “Çfarë grade ke? Më godiste në veshkë dhe vazhdimisht më pyeste sa paguhesha”, shtoi ushtari.

Megjithatë thotë se me kalimin e ditëve marrja në pyetje ndryshoi filluan ta pyesin nëse dëshiron të ketë vdekje të shpejtë apo të bukur.

E kur ai kërkoi se dëshiron vdekje të shpejtë, rusët ia kishin bërë të ditur se do t’i japin vdekje të bukur – që nënkuptonte më shumë torturë. Por pavarësisht torturuara çnjerëzore, ai pati fatin të mbijetojë dhe të jetë pjesë e shkëmbimit të burgosurve të luftës.

 

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjiganti holandez, Ajax ka përditësuar për gjendjen shëndetësore të shefit…