British Airways, zgjeron shërbimet ajrore për në Prishtinë

09 tetor 2020 | 11:06

Pas testimit të linjës ajrore London Heathrow – Prishtinë, e cila rezultoi shumë e sukseshme tani British Airways konfirmon planet fillestare për vitin 2021.

British Airways, i konfirmon Aeroportit Ndërkombetar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA, planet fillestare për vitin që vie. Me këtë rast kjo kompani e madhe ajrore planifikon që nga 28 marsi 2021, të lidhë aeroportin tonë me një nga aeroportet më të mëdha në botë, me London-Heathrow (LHR).

Fluturimet planifikon t’i realizoj me Airbus 320, tri herë në javë të premtën, të shtunën dhe të

dielën.

British Airways shërben rreth 145,000 klientë çdo ditë dhe në më shumë se 200 destinacione në 80 shtete të botës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka …