“Britma dhe tmerr në Banjskë” – Taneski rrëfen ditën kur terroristët serbë pushtuan hotelin “Rajska Banjska”
18 shkurt 2026
| 12:25
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë vazhdon të dëshmojë shtetasi maqedonas Goran Taneski, i cili ishte i pranishëm në hotelin “Rajska Banjska” ditën kur ndodhi sulmi i armatosur në Banjskë. Sipas dëshmisë së tij, në momentin kritik personat e uniformuar dhe të armatosur që hynë në hotel u dhanë urdhër mysafirëve që të mos dilnin nga ambientet. “Atë ditë dëgjova britma, piskama dhe thirrje të serbëve që të tërhiqeshin”, rrëfeu Goran Taneski, duke përshkruar panikun dhe frikën që mbizotëronte.



