Broja drejt Serie A? Cagliari dhe Lazio interesohen për sulmuesin shqiptar

18 qershor 2026 | 12:55

Armando Broja mund të luajë në Serie A gjatë kësaj vere. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë është shndërruar në objektivin kryesor të Cagliarit për repartin ofensiv, me klubin italian që po punon për të siguruar shërbimet e tij.

Sipas raportimeve nga Italia, drejtuesit e Cagliarit e shohin 24-vjeçarin si përforcimin ideal për sulmin, ndërsa Broja pritet të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar veror.

Interesimi i skuadrës sardine vjen në një kohë kur edhe Lazio ka kërkuar informacione për reprezentuesin shqiptar, gjë që dëshmon se ai vazhdon të gëzojë vlerësim të lartë në tregun italian.

Broja e ka kaluar sezonin e fundit në formë huazimi te Burnley, ndërsa tani pritet të marrë një vendim për të ardhmen e tij. Serie A po shihet si destinacioni më i mundshëm për vazhdimin e karrierës së sulmuesit shqiptar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tensione janë regjistruar këtë të enjte në Kuvendin e Shqipërisë,…