Broja mund t’i thotë “mirupafshim” Kombëtares shqiptare
06 mars 2026
| 15:43
Armando Broja me shumë mundësi do t’i thotë “mirupafshim” Kombëtares shqiptare sa i përket “play-off”-it të Botërorit.
Gjasat janë të larta që sulmuesi kuqezi të mungojë përballë Polonisë. Dëmtimi i pësuar me Burnley dhe rikuperimi i “ngadaltë” ka barë që Broja të mos ketë asnjë shans grumbullimi me Shqipërinë. Kështu, Sylvinho do të ketë një “armë” më pak në sulm.
Kujtojmë se Kombëtarja shqiptare do të përballet me Poloninë më 26 mars. Në rast fitoreje, kuqezinjtë do të luajnë me triumfuesin e ndeshjes paralele, Ukrainë – Suedi.



