Broja mungon për disa disa javë

17 nëntor 2025 | 13:55

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja duket se nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz në ndeshjen kundër Anglisë.

Broja në fund të këtij takimi, të cilin Shqipëria e humbi 2:0, u nxor me barelë nga fusha dhe të gjithë menduan se bëhej fjalë për ndonjë lëndim të rëndë.

Megjithatë, është konstatuar se Broja ka vetëm një ndrydhje në kyçin e këmbës së majtë por do ti nënshtrohet kontrollimeve të mëtejme për ta konstatuar shkallën e lëndimit.

Bazuar në informacionet e para, Broja pritet të mbetet jashtë fushës prej dy deri në katër javë, ku do të rikthehet te Burnley për të vazhduar rikuperimin.

Sikurse sezonin e kaluar, po ashtu edhe këtë sezon, Broja po ka telashe me lëndimet, që po ndikojnë dukshëm në formën e tij.

Aktualisht, Broja këtë sezon ka vetëm 5 paraqitje apo në total 75 minuta lojë në Premier League me fanellën e Burnleyt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiq  e ka pyetur gjeneralin…