Broja nënshkruan për Partizanin

30 qershor 2019 | 08:40

Mesfushori Rron Broja do të vazhdojë karrierën në Superligën e Shqipërisë, te kampionët e Partizanit.

Skuadra kampione e Shqipërisë, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me 23 vjeçarin, që sezonin e fundit ishte pjesë e FC Shkupit në Maqedoninë Veriore.

Njoftimi i plotë i Partizanit:

“RRON BROJA KONTRATË DY VJEÇARE ME KAMPIONËT

Klubi Futbollit Partizani zyrtarizon sot arritjen e marrëveshjes me Rron Broja. Mesfushori i talentuar do të jetë pjesë e skuadrës për dy vitet e ardhshme, pasi ka nënshkruar sot kontratën me kampionët e Shqipërisë.
23 vjeçari nga Kosova vishet i kuq, pas eksperiencës pozitive te FC Shkupi.Njëkohësisht Broja ka luajtur me skuadra si Gent II, SK Deinze në Belgjikë dhe Trepça’89. Gjithashtu ka qenë pjesë edhe e ekipeve Kombëtare U-21 të Shqipërisë dhe Kosovës.

Mesfushori i talentuar do ti bashkohet të kuqve menjëherë pas mbërritjes së ekipit në kryeqytet”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovë (IHMK), ka njoftuar se Kosova do…