
Brooklyni rrezikon ‘play-off’-in, fitojnë Milwaukee dhe Denveri
Kampionët e Milwaukee Bucksit fituan me rezultat 137-113 ndaj clippersave, duke luftuar për kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes.
Ndeshje e dominuar nga miqtë, ku u dallua Antetokounmpo, autor i 28 pikëve, 10 reboundeve, mbështetur edhe nga Holiday me 27 pikë e 13 asistime. Zhgënjen skuadra e Chicago Bullsit, që u mund me rezultat 119-108 në fushën e saj nga Philadelphia, duke lëshuar kreun në Lindje. Ndeshje fantastike e Joel Embiidit, autor i 40 pikëve e 10 reboundeve, ndërsa 45 pikët e DeRozanit për vendasit mbetën për statistikë. Fitoi edhe ekipi i Dallasit, që mposhti 103-94 Atlantan, sfidë ku Luka Donqiqi realizoi një “triple double” (18 pikë, 10 rebounde, 11 asistime).
Gjithsesi, shënuesit më të mirë për Dallasin ishin Bullock e Brunson me nga 22 pikë secili. Tjetër humbje për Brooklynin, e teta radhazi, duke rrezikuar “play-off”-in.
Nets u mund 124-104 nga Denveri, Kyrie Irving realizoi 27 pikë për Brooklynin, por që s’mjaftuan për ta evituar humbjen, ndërsa për Denverin u dallua Nikola Jokiqi me një “triple double” (27 pikë, 12 rebounde, 10 asistime).
Rezultatet
Chicago – Philadelphia 108-119
Minnesota – Detroit 118-105
Denver – Brooklyn 124-104
Cleveland – Indiana 98-85
Orlando – Boston 83-116
Dallas – Atlanta 103-94
Houston – New Orleans 107-120
Clippers – Milwaukee 113-137