Brunei heq vizat për qytetarët e Kosovës

05 maj 2025 | 15:14

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Brunei ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës.

“Sot, së bashku me Sulltanin e Bruneit, Haji Hassanal Bolkiah nënshkruam marrëveshjen për heqjen vizave ndërmjet Kosovës dhe Bruneit, një hap domethënës drejt afrimit dhe bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet dy shteteve tona. Kjo marrëveshje nuk është vetëm lehtësim teknik, por një urë miqësie e ndërtuar mbi respektin dhe mirëbesimin e ndërsjellë”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dielën është zhvilluar ndeshja në mes FC Kosova Düsseldorf…