Bruno Fernandes e refuzon kalimin në Arabinë Saudite

10 tetor 2025 | 11:32

Manchester United ka humbur mundësinë për ta shitur Bruno Fernandes për rreth 100 milionë funte këtë verë, pasi ai refuzoi ofertën nga Arabia Saudite për të vazhduar karrierën te “Djajtë e Kuq”.

Edhe pse një tjetër ofertë nga Arabia mund të vijë vitin e ardhshëm, Fernandes nuk është i interesuar për një transferim atje.

Ai pritet të qëndrojë te United deri në fund të sezonit, ndërsa kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2027.

Burime pranë klubit theksojnë se, nëse largohet në të ardhmen, portugezi do të preferonte një klub të madh evropian, megjithëse vlera e tij në treg nuk do të arrijë më në 100 milionë funte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatët e Listës Serbe vazhdojnë të dështojnë në përpjekjet për…