
Bruto Produkti Vendor për tremujorin e dytë shënon rritje reale për 4,58%
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat e Bruto Produktit Vendor për tremujorin i dytë (TM2) të vitit 2025, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve, me çmime aktuale dhe me çmime të vitit paraprak.
Aktivitetet ekonomike që kishin rritje në këtë tremujor ishin: Ndërtimtaria 4,15%; Aktivitetet financiare dhe të sigurimit (8,79%); Aktivitetet shkencore, profesionale dhe teknike, si dhe aktivitetet e shërbimeve administrative dhe mbështetëse (4,27%); Industria përpunuese (3,34%); Administrata publike dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale (0,99%); Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave; transporti dhe magazinimi; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor (3,62%); Arte, argëtim dhe çlodhje, aktivitetet e prodhimit të mallrave të familjeve për përdorim të vet dhe shërbime të tjera (2,83%); Informacioni dhe komunikimi (2,38%); Bujqësia, pyjet dhe peshkimi (2,98%); dhe Aktivitetet e pasurive të paluajtshme (0,44%).
Rënie kishte në këto aktivitete: Industria nxjerrëse; përpunuese; energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër; furnizimi me ujë; aktivitetet e trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, rehabilitimit (-6,79%).
Komponentët e BPV-së sipas metodës së shpenzimeve që kishin rritje janë: Eksporti i mallrave dhe shërbimeve (10,42%); Importi i mallrave dhe shërbimeve (13,23%); Formimi i bruto kapitalit (10,99%) dhe Shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe IJPSHESH (3,91%).