Budapasti sonte nuk do të fle herët, turmat po festojnë në sheshe fitoren e opozitës

12 prill 2026 | 23:28

Në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, mbështetës të Tisza Party janë mbledhur për të festuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare, ku partia opozitare po rezulton forcë dominuese në bazë të numërimit të pjesshëm të votave.

Sipas të dhënave të deritanishme, Tisza Party ka siguruar epërsi të thellë ndaj rivalëve politikë, ndërsa Fidesz – partia e lidhur me kryeministrin Viktor Orbán – renditet në vend të dytë.

Atmosfera në Budapest është përshkruar si festive, me qytetarë që kanë dalë në rrugë duke valëvitur flamuj dhe duke brohoritur në mbështetje të ndryshimit politik, pas një periudhe të gjatë dominimi të pushtetit aktual.

Orban e ka pranuar humnbjen duke ia uruar fitoren Péter Magyar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka uruar liderin opozitar Péter Magyar…