Buffoni: Allegri do të shfrytëzojë mos prezencën në Ligën e Kampionëve

01 dhjetor 2025 | 14:33

Gianluigi Buffon, kreu aktual i delegacionit të kombëtares italiane, ka komentuar situatën e AC Milan në një intervistë për Radio Rai, duke dhënë mendimin e tij mbi mungesën e skuadrës në Ligën e Kampionëve dhe perspektivat e sezonit.

Milani në fundjavë mposhti Lazion me rezultat minimal 1-0, derisa këtë edicion është treguar skuadër shumë e fortë sidomos nëderbi.

Rossonerët kanë mposhtur Interin (1-0), Romën (1-0), Napolin (2-1) dhe kanë barazuar me Juventusin.

“A mund ta shfrytëzojë Allegri mungesën nga Liga e Kampionëve? Gjithmonë kam menduar se është mirë të jesh në garë për gjithçka, duke hipur në valën e garave të ndryshme. Ndonjëherë, të nxjerrësh maksimumin nga gjithçka është e komplikuar, por me mentalitetin e duhur, është më mirë të jesh në të gjitha garat”.

“Milani i Allegrit nuk zgjodhi të mos ishte në Ligën e Kampionëve dhe në fund, ata do të jenë në gjendje ta shfrytëzojnë këtë”, tha Buffon.

Ai komentoi gjithashtu ndeshjen e veçantë Milan-Como që do të zhvillohet në Perth të Australisë në shkurt.

“Sigurisht që nuk është ndeshja jonë e zakonshme, por bota ecën përpara dhe ka interesa të rëndësishme pas saj. Sidoqoftë, them se dikush mund të bjerë dakord ose jo, por për të mbajtur ritmin me kombet e tjera, zgjedhja është bërë. Nuk më takon mua të them nëse do të jetë një sukses apo jo”, tha Buffon.

Aktualisht, Rossonerët ndajnë vendin e parë në Serie A me Napolin, pas humbjes së Romës në shtëpi kundër Azzurrëve, duke e bërë garën për titull më të fortë dhe të ngushtë këtë sezon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka…