‘Bufi’ kërkon orë policore dhe demilitarizim të qytetarëve: “Arma i ka hije vetëm ushtarit dhe policit”

12 gusht 2025 | 18:26

Aktori Fatmir Spahiu, i njohur me emrin artistik si ‘Bufi’, u shpreh në një status se është për vendosjen e një ore policore deri në demilitarizimin e plotë të qytetarëve.

“Une jam per nje ore policore deri ne demilitarizim total te qytetarve! Kurse poligonet e qitjes, i kisha subvencionu si shtet. Kush ka varshmeri prej armeve, qe tre asi magazina, shkuni gurte ne veshke prej rafallit edhe finito deri ne sherimin e plote nga ky ves i perzime me nje krenari artificiale.

Shume arme pa leje neper persona qe rrezikohen vetem nga paranoja. Arma i ka hije ushtarit dhe policit, gjate orarit te punes!”, ka shkruar Bufi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Lipjanit, Imeri Ahmeti ka prezantuar numrin…