“Bugatti” sjell veturën më të shtrenjtë në histori (Foto)

06 mars 2019 | 11:36

Kryevepra e fundit e “Bugatti”-t quhet thjesht “Vetura e Zezë”, por mund ta quanin shumë mirë edhe “Pantera e Zezë”.

Ky mjet është tepër i kushtueshëm, pasi pronarit fatlum do t’i duhet të paguajë 11 milionë euro për ta bërë të tijën.

Kjo është pa diskutim makina më e shtrenjtë në histori e siç raportojnë mediet britanike, është shitur tashmë. “Vetura e Zezë” është një version superluksoz dhe “shik” i “Bugatti Chiron”, me një dizajn që merr disa veçori nga modeli legjendar i vitit 1936, “Bugatti 57 AC Atlantic”.

Sipërmarrja e guximshme është realizuar me rastin e përvjetorit të 110 të krijimit të markës franceze. Trupi i makinës është i gjithi në fibër karboni, me vrima të vogla mbi pjesën e përparme për të lejuar motorin super të fuqishëm me 16 pistona “quad turbo” që të freskohet./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuhi Bytyçi Ka kohë që kam menduar t’i shkruaj dhe…