Buja, Çitaku dhe Deliu bashkëbisedojnë me gratë e Hallaqit

07 shtator 2025 | 20:10

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka zhvilluar një takim me gratë e fshatit Hallaq.

Në këtë takim, ai ishte i shoqëruar nga Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së dhe deputete në Kuvendin e Kosovës, Vlora Çitaku, deputetja Blerta Deliu si dhe kandidati për Kuvend Komunal, Liridoni.

Gjatë bashkëbisedimit me gratë e Hallaqit u diskutua për problemet kryesore me të cilat përballen gratë sot, si: qasja e kufizuar në tregun e punës, të drejtat pronësore, qasja në arsim dhe trajnime, pabarazia gjinore dhe pjesëmarrja e ulët në jetën publike.

Buja tha se në mandatin e ardhshëm, në kuadër të kompetencave komunale, këto probleme do të adresohen me prioritet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Rrahim Tërnava,…