
Buja: Energjia po rritet, fitorja po ndjehet çdo ditë e më shumë!
02 tetor 2025
| 21:52
Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, në takimet që mbajtur mbrëmjen e sotme ka thënë se fitorja po ndjehet çdo ditë e më shumë.
Buja tha se Dobraja, Lluga, Gllanica, Torina dhe Poturovci sonte mbështetën fuqishëm tubimin zgjedhor të PDK-së.
Postimi i plotë:
Energjia po rritet, fitorja po ndjehet çdo ditë e më shumë!
Dobraja, Lluga, Gllanica, Torina dhe Poturovci sonte mbështetën fuqishëm tubimin tonë zgjedhor.
Këtë mbështetje do ta kthejmë me punë, me përkushtim dhe me projekte konkrete që ua bëjnë jetën më të mirë!
Sepse qytetarët meritojnë më shumë – dhe vetëm ne ua garantojmë këtë!