
Buja në Janjevë: Pa ujë nuk ka jetë!
Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja së bashku me Majlindën, kandidaten për asamble komunale nga radhët e PDK-së, kanë vizituar Janjevën ku janë njoftuar për hallet dhe preokupimet e qytetarëve të saj.
”Pa ujë nuk ka jetë”, kështu ka thënë Shukri Buja duke u premtuar qytetarëve janjevas që këtë problem do ta zgjidhim brenda mandatit qeverisës.
“Sot, së bashku me Majlinden, kandidaten tonë për Kuvend Komunal, vizituam banorët e Janjevës, Ramadan Bikliqin, vëllezërit Ançiç, etj, për të dëgjuar dhe për të përjetuar problemet që i kanë me ujin, si dhe për të prezantuar vizionin tonë se si do ta zgjidhim këtë problem.
Prandaj, prioriteti im i parë do të jetë zgjidhje e qëndrueshme e furnizimit me ujë të pijshëm, jo vetëm për Janjevën, por për çdo vendbanim të Lipjanit”, thuhet në njoftimin e Bujës.