
Buja nis fushatën për Kryetar të Komunës së Lipjanit: Bashkë për fitore, bashkë për një Lipjan më të mirë
Shukri Buja, kandidati për Kryetar të Komunës së Lipjanit nga radhët e PDK-së, ka nisur fushatën e tij zgjedhore për zgjedhjet lokale, duke u drejtuar qytetarëve të Lipjanit me një mesazh të qartë dhe të fuqishëm për zhvillim, shpresë dhe fitore.
Në postimin e tij, Buja ka shprehur angazhimin e tij dhe të ekipit të tij për të sjellë ndryshime të prekshme në Lipjan.
Ai ka theksuar se do të punojë për një komunë të zhvilluar, përmirësimin e kushteve të jetesës dhe realizimin e projekteve që do të sjellin përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët e Lipjanit.
Postimi i plotë i Bujës:
“Të dashur qytetarë të Lipjanit,
Unë jam Shukri Buja, kandidat për Kryetar të Komunës së Lipjanit.
Me ekipin tim, ekipin e zhvillimit, shpresës dhe të fitores për Lipjanin.
Bashkë për fitore”.