Buja: Po përballem me fushatë të orkestruar, ndaj çdo shpifësi do të ndërmerren masa ligjore!

22 gusht 2025 | 20:34

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, përmes një njoftimi në ‘Facebook’ ka bërë të ditur se pas shpalljes së kandidaturës së tij për kryetar të këtij qyteti po ballafaqohet me një fushatë të orkestruar dhe të organizuar.

Sipas Bujës, një numër i vogël individësh janë duke shpifur për të, duke sulmuar personalitetin e tij, të kaluarën e tij politike si dhe jetën private.

“Opinionet e mia publike janë duke u keqinterpretuar e transmetuar pjesërisht, po nxirren jashtë kontekstit, vetëm e vetëm për të tentuar të më dëmtojnë në këtë garë politike”, shkruan Buja.

Ai ka paralajmëruar padi ndaj çdo shpifësi dhe iu ka bërë thirrje qytetarëve të Lipjanit të mos bien pre e këtyre grupeve të organizuara.

“Dua ta bëj të qartë: ndaj çdo shpifësi dhe ndaj çdo përpjekjeje për njollosje do të ndërmerren masa ligjore, përmes padive personale dhe në bashkëpunim me organet kompetente gjyqësore dhe policore.U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të mos bien pre e këtyre grupeve të organizuara, të cilat i frikësohen kandidaturës sime sepse e dinë se me fitoren time do të vijë fundi i keqpërdorimeve me paranë publike dhe me funksionet shtetërore” shkruan Buja.

Reagimi i plotë:

Njoftim për opinionin publik

Duke ju falënderuar ngrohtësisht dhe përzemërsisht për përkrahjen e madhe që kam marrë gjithandej Kosovës dhe në veçanti në Lipjan pas shpalljes së kandidaturës sime për Kryetar të Komunës, më lejoni të ndaj me ju një realitet jo të këndshëm:

Fatkeqësisht, përmes një fushate të orkestruar dhe të organizuar, një numër i vogël individësh janë duke shpifur për mua, duke sulmuar personalitetin tim, të kaluarën time politike, madje edhe jetën time private. Opinionet e mia publike janë duke u keqinterpretuar e transmetuar pjesërisht, po nxirren jashtë kontekstit, vetëm e vetëm për të tentuar të më dëmtojnë në këtë garë politike.

Dua ta bëj të qartë: ndaj çdo shpifësi dhe ndaj çdo përpjekjeje për njollosje do të ndërmerren masa ligjore, përmes padive personale dhe në bashkëpunim me organet kompetente gjyqësore dhe policore.

U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të mos bien pre e këtyre grupeve të organizuara, të cilat i frikësohen kandidaturës sime sepse e dinë se me fitoren time do të vijë fundi i keqpërdorimeve me paranë publike dhe me funksionet shtetërore.

Bashkë me ju, me përkrahjen tuaj, do të sigurojmë një Lipjan të ndershëm, të drejtë dhe të zhvilluar.

Fitorja është e jona!
Shukri Buja

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Donald Trump thotë se vendi i tij "mund…