
Buja: Qeverisja e Imri Ahmetit e shoqëruar me nepotizëm dhe afera korruptive!
Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka patur kritika të forta në drejtim të qeverisjes së Imri Ahmetit.
Buja tha se Raporti i Auditorit të Përgjitshëm ka identifikuar shumë kontrata të cilat kanë shkelje të rënda ligjore.
Ai tha se në qeverisjen e tij ka korrupsion në shkallën më të lartë dhe nepotizëm.
“Kam vizitu çdo fshat, kam vizitu çdo lagje, kam bisedu me shumë qytetarë dhe kam parë ende pa u kandidu e kam parë se qeverisja e Imri Ahmetit nuk ka bërë asgjë tjetër përveç korrupsionit në shkallën më të lartë, nepotizmin dhe familjarizmin. Kur flas për korrupsionin ka shumë afera korruptive, raporti i Auditorit të Përgjithshëm i cili identifikon shumë kontrata të cilat janë me mundësi të veprës penale, janë 41 kontrata të cilat kanë shkelje të rënda ligjore. Pastaj kemi të bëjmë me korrupsionin tjetër apo nepotizmin sepse e gjithë administrata komunale është e mbushur me përkrahës të tij të LDK-së. Kemi shefin e asambleistave të LDK-së e ka emëru menaxher të maternitetit kohëve të fundit. Kemi drejtorin e QKMF-së, që 13 vite pa shpall asnjëherë konkurs e mban të njëjtin, kemi drejtorat e arsimit krejt janë politik dhe në arsim kemi shumë politizim dhe në çdo fushë të jetës është një ndërhyrje dhe në administratë komunale në rast se t’a bëjnë ‘like’ rastësisht ndonjë punëtor i komunës shantazhohet apo thirret në tel drejtpërdrejtë nga vetë kryetari i komunës. Eshtë një gjende tepër e rëndë e mos të flasim për gjendjen që është në ujësjellës, kanalizim, në rrugë” tha Buja në T7.