
Buja viziton tregun në Lipjan: Në gjendje alarmante, zotohem se do ta bëjë një treg modern e funksional
14 gusht 2025
| 12:11
Kandidati i PDK-së për komunën e Lipjanit, Shukri Buja, ka njoftuar se të hënën ka vizituar tregun atje.
Sipas tij, gjendja në këtë treg është alarmante.
“Të hënën vizitova tregun e Lipjanit. Gjendja aktuale është alarmante: mungojnë tezgat, tualetet, hapësirat e sigurta, si dhe infrastruktura elementare për tregtarë dhe qytetarë”.
Ai është zotuar se Lipjani do të ketë një treg modern dhe funksional.
“Zotohem se Lipjani do të ketë një treg modern dhe funksional, ku qytetarët do të furnizohen në kushte dinjitoze, ndërsa tregtarët do të punojnë të sigurt dhe të organizuar. Një hap drejt një qyteti më të zhvilluar dhe më të pastër!”, ka shkruar Buja në “Facebook”.