Buja viziton vëllezërit fermerë në Konjuh: Bujqësia e Lipjanit ka potencial të madh zhvillimi

07 shtator 2025 | 14:05

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shkurti Buja vizitoi vëllezërit fermerë në Konjuh të Lipjanit.

Buja tha se këta fermerë “tregojnë se bujqësia e Lipjanit ka potencial të madh zhvillimi”.

“Sot vizituam vëllezërit Hashim, Ruzhdi dhe Kadri Krasniqi nga Konjuhi, fermerë shembull për kultivimin e perimeve, veçanërisht të patates. Me mbi 50 hektarë të mbjellë dhe me eksport edhe në Shqipëri, ata tregojnë se bujqësia e Lipjanit ka potencial të madh zhvillimi”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Buja paralajmëroi se do të “ndërmarrim masa specifike që i ndihmojnë fermerët, duke u ofruar kushte më të mira për prodhim, ruajtje, si dhe tregtim të produkteve bujqësore”.

“Fermeri i Lipjanit duhet të jetë i mbështetur, sepse bujqësia ka potencial të madh zhvillimi në krahasim me sektorët tjerë në Lipjan”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës dhe kandidati për kryetar nga…