Buja zotohet se do të ndërtojë park memorial në vendin ku janë hedhur mbeturinat e hekurit: S’do të ketë asnjë deponi ilegale

10 shtator 2025 | 15:33

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të komunës së Lipjanit, Shukri Buja,  ka njoftuar për një deponi mbeturinash e hekuri që është krijuar në Grackën e Vjetër.

Ai ka premtuar se veprimi i tij i parë si kryetar i kësaj komune do të jetë largimi i kësaj deponie dhe ndërtimi i një parku memorial me obeliskë, për të nderuar sakrificën e popullit tonë.

“Nga deponi turpi: në park kujtese dhe krenarie! Në Grackën e Vjetër, aty ku më 1912 artileria serbe rrafshoi fshatin, sot është ngritur një deponi e mbeturinave e hekuri. Kjo është fyerje për historinë dhe kujtesën tonë kolektive. Veprimi im i parë si Kryetar i Lipjanit do të jetë largimi i kësaj deponie dhe ndërtimi i një parku memorial me obeliskë, për të nderuar sakrificën e popullit tonë. Njëkohësisht, unë zotohem publikisht: në Lipjan nuk do të ketë asnjë deponi ilegale të mbeturinave!”, ka shkruar Buja në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shpetim Toshi shpall të humbur diplomën e shkollës së mesme…