Bujar Gashi emërohet drejtor i Shëndetësisë në Prishtinë

23 prill 2026 | 13:17

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka caktuar Bujar Gashin në pozitën e Drejtorit të Shëndetësisë në kryeqytet.

Në njoftimin e tij, i pari i komunës ka shprehur mirënjohje edhe për ish-drejtorin Izet Sadiku dhe angazhimin e tij.

“Bujar Gashi merr detyrën si drejtor i Shëndetësisë në kryeqytet, duke sjellë me vete një përvojë të gjatë profesionale dhe besimin e madh qytetar, si asamblisti më i votuar në zgjedhjet e fundit. Ky besim është dëshmi e përkushtimit të tij në shërbim publik, dhe jam i bindur se ai do të vazhdojë të punojë me transparencë dhe vizion për të gjithë qytetarët. Gjithashtu, shpreh mirënjohjen time për drejtorin e deritanishëm, Izet Sadiku. Gjatë mandatit të tij, ai ka dëshmuar jo vetëm profesionalizëm të lartë, por edhe një përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj qytetarëve dhe sistemit shëndetësor. Me punën e tij, korrektësinë në vendimmarrje dhe qasjen gjithmonë njerëzore, ai ka vendosur standarde të larta për drejtimin e këtij sektori. Faleminderit z. Sadiku për përkushtimin dhe profesionalizmin që do të mbeten referencë për të ardhmen. Suksese në angazhimet e ardhshme!”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

May be an image of text that says 'Republika Kosovës Republika Kosova Republic PRISHTINA Komuna Prishtines Opština Priština -Municipality Prishtina Nẽ bazë dispozitave nenit nenit shkronja dhe nenit 040, Vetéqeverisje Lokale, nenit paragrafi Ligjit Republikes Kosoves, Prishtinën, shkronja , nenit Komunes Prishtinës, paragrafi 62.2 Ligjit Kryeqytetin paragrafi 56.1 Statutit Kryeqytetit, nxjerre kete: PÊR EMERIMIN VENDIM DREJTORIT NE Bujar Gashi, emërohet pozitën nga data 1.04.2026. emëruari drejtorit Drejtorisë sẽ Shëndetësisë udhëheqe ligjet menaxhojë Drejtorinë perputhje udhëzimet emëruari do raportojë rregullisht Kryetarit t Kryeqytetit vendimmarrjes dhe funksionimin Drejtorisë qe udhëheqë. vendim hyn fuqi diten nënshkrimit procesin IDOREZOHET: emëruarit: Sektorit Qendres Ne dosje. Burime Njerëzore; Sherbim Qytetarè; IKRYEQYTETIT Perparim Ramai'

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është miratuar…