
Bujar Haradinaj: Emri i Agim Selmanajt sot shkëlqen në qiellin e Kosovës së lirë
01 maj 2025
| 12:51
Luftëtari i lirisë, Bujar Haradinaj e ka përkujtur në përvjetorin e rënies heroike, Agim Selmanaj.
Haradinaj ka thënë se emri i shokut të tij të luftës, Agimit sot shkëlqen në qiellin e Kosovës së lirë.
“Sot, më përulesi dhe krenari kujtoj vëllaun tim të luftës, shokun tim me të mirë, zëvendëskomandantin e Policisë Ushtarake të Brigadës 131 ‘Jusuf Gervalla’ Agim Selmanaj. Emri ytë, Agim sot shkëlqen në qiellin e Kosovës së lirë. Lavdi heroi jonë ty dhe gjithë shokëve të tjerë. Kosova nuk do ju harroj asnjëherë sepse ju jeni themelt e saj!”, ka shkruar Haradinaj, i cili është njëri prej luftëtarëve më të zotë në Rrafshin e Dukagjinit.