Bujar Osmani me akuza të drejtpërdrejta, thotë se Albin Kurtit për ndërhyrje në Maqedoni

29 shkurt 2024 | 12:01

Bujar Osmani, kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) për president në Maqedonisë e Veriut ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion”.

Ai është pyetur në lidhje me raportet me Prishtinën zyrtare dhe me kryeministrin Albin Kurti, të cilat së fundmi kanë qenë të tensionuara.

Osmani ka inkurajuar Kosovën që të ruajë raportet me ShBA-në.

Po ashtu, ai ka folur edhe për ndërhyrjet në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut nga Albin Kurti duke thënë se legjitimon ndërhyrjen edhe të fqinjëve të tjerë duke mos i shërbyer shqiptarëve.

Kur është pyetur nëse ka pasur tentativa për ndërhyrje nga Kosova dhe nga Kurti, Osmani është përgjigjur se “Po”.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se ndërhyrjet janë të dëmshme për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Bujar Osmani: Unë mendoj që për çdo politikë shqiptare është e shenjtë të ruani raportet me ShBA-në. Kjo pak më shqetëson. Inkurajimi im është që t’i ruajmë këto raporte. Dhe ndërhyrja drejtpërdrejtë në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut legjitimon ndërhyrjen e fqinjëve. Pozicioni i shqiptarëve është i fuqishëm vetëm për shkak se raportet ndëretnike janë të kalibruara ngushtë. Po qe se legjitimohet ndërhyrja e Kosovës, do legjitimohet edhe ajo e Serbisë, pastaj edhe e Bullgarisë.

Në Maqedoni politikat gjithmonë janë vendosur ose në Beograd…Ka tentativa ndërhyrje nga Kosova?
Bujar Osmani: Ka tentativa serioze të cilat janë joparimore.

Nga Kurti?
Bujar Osmani: Për fat të keq po. Unë them në Maqedoni të Veriut suksesi më i madh është që tanimë politikat nuk dizajnohen as në Beograd, as në Sofje, as në Tiranë, as në Athinë, as në Prishtinë. Dizajnohen në Shkup me nënshkrim të lidhur ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve. Ky ka qenë qëllimi ynë dhe çdo tentim për ta margjinalizuar faktorin shqiptar që tanimë është i barabartë – është egoist, oportunist dhe i dëmshëm në afatgjatë.

Sa i përket raporteve me Tiranën zyrtare, Osmani ka thënë se ato janë të shkëlqyeshme.

“Them gjithmonë, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë raporte si dy shtete skandinave, si dy shtete nordike. Këto raporte janë sinergjike, për shkak se jemi në një rrugë të përbashkët evropiane dhe tentojmë të ndihmojmë njëra tjetrën në këtë drejtim”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ditët e…