
Bujar Osmani nga BDI-ja kandidon për kryetar të Komunës së Çairit
“Pas shumë konsultimesh dhe një reflektimi serioz, vendimin e morëm së bashku me njerëzit që më qëndrojnë afër, ta ofroj përkushtimin tim dhe ta kërkoj besimin për ta udhëhequr komunën tonë.
Nuk bëhet fjalë për një funksion. Ata që më njohin, e dinë mirë se çdo sfidë e pranoj me sinqeritet të plotë, i pëkushtuar tërësisht dhe pa asnjë rezervë.
Fjala êshtë për përgjegjësinë ndaj shtëpisë sonë, sepse qytetarët e Çairit nuk e meritojnë të jetojnë në kushte të mjerueshme dhe të pasigurta, nuk meritojnë të injorohen e të nënçmohen.
Bëhet fjalë për fqinjët e mi, për ne, për të ardhmen e fëmijëve tanë!
E pranoj këtë sfidë sepse, ashtu siç u rrita unë në Çair, dua të rriten edhe fëmijët e mi Eliza, Mali dhe Luani! Ata dhe shokët e shoqet e tyre!
Çairit i duhen ndryshime të vërteta, të thella dhe njerëzore.
E di se kjo nuk është e lehtë, prandaj edhe vendimin e kam peshuar gjatë. Unë nuk iu shmangem misioneve, sado të vështira qofshin ato. Përkundrazi, besoj se me qëllim të ndershëm, me vullnet për punë të përditshme dhe me qasje profesionale, mund ta ndryshojmë Çairin. T’ia kthejmë dinjitetin dhe të hapim një faqe të re me një derë që kurrë nuk do të mbyllet për qytetarët.
Nga sot nisim këtë rrugëtim. Faleminderit nga zemra të gjithëve që më dhanë mbështetje dhe besim në këtë periudhë. Faleminderit Kryetarit, kryesisë, frontit, degës, këshillave vendor, qindra qytetarëve që i kam takuar këto ditë.
Jam thellësisht i bindur se me bashkepunëtorë që i dalin zot punës, do t’ia dalim!
Çairi e pret ndryshimin dhe atë do e sjellim!
Na priftë e mbara!”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet të Facebook-ut, duke ia bashkangjitur edhe një fotografi familjare, postimit të tij.