
Bujar Osmani takon Blinkenin, flasin për aktualitetin në Maqedoninë e Veriut
31 maj 2024
| 10:24
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka njoftuar se në takimin e ministrave të vendeve të NATO-s në Pragë është takuar me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Osmani thotë se me kryediplomatin amerikan kanë biseduar për vazhdimin e kursit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut.
“Me Sekretarin Blinken bisedova për aktualitetet në vendin tonë dhe domosdoshmërinë e vazhdimit të kursit euroatlantik të vendit, përkushtimin për demokracinë multietnike funksionale dhe respektimin e tre marrëveshjeve. Falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve”, ka shkruar Osmani.