Bujqit protestojnë të premten lidhur me procesin e granteve

18 qershor 2020 | 12:20

Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës,  njofton se do të protestojnë ditën nesër (e premte).

Sipas tyre, kjo protestë do të mbahet lidhur me procesin e granteve. “Ju njoftojmë se të premten (19 qershor), ne drejtuesit e Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës (FSBK) do të mbajmë para ndërtesës së Ministrisë së Bujqësisë (në Prishtinë) në ora 14:00 PROTESTË lidhur me padrejtësitë në procesin e granteve për bujqit. Kryesia e FSBK së bashku me bujq të Kosovës ju ftojmë të na ndiqni nesër”, thuhet në njoftimin e sindikatës.  (A. M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka bërë të…