Bulliqi: Beteja s’ka përfunduar, Llapi s’ka kohë për kthim prapa

18 tetor 2021 | 12:36

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë me dije se beteja për këtë komunë nuk ka përfunduar.

Ai është shprehur i bindur se do ta fitoi në balotazh.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se llapi nuk ka kohë për kthim prapa.

 

Postimi i plotë i Blliqit:

Të dashur qytetarë, pas procesit të djeshëm zgjedhor, i cili u përcoll me një proces mjaft demokratik dhe pjesëmarrje të kënaqshme qytetare.

Dëshiroj t’ju falënderojë dhe të shpreh mirënjohje të thellë për secilën votë që keni besuar për mua dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE! në Podujevë në këto zgjedhje lokale. Poashtu, shpreh mirënjohje e falenderim për secilin kontribut e angazhim të secilit qytetar, aktivist, anëtar e mbështetës të Lëvizjes që punuan parreshtur për këtë rezultat.

Beteja nuk ka përfunduar, ne vazhdojmë me zemër plot vullnet për të fituar këtë betejë. Llapi nuk ka kohë për kthim prapa, e ardhmja jonë është e përbashkët.

Bashkë do të fitojmë!

Bashkë do të qeverisim!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Evropian javën e kaluar publikoi një paketë masash ndaj…