
Bulliqi dëshmitar në kurorëzimin e një çifti të ri
27 dhjetor 2020
| 15:28
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka qenë dëshmitar në kurorëzimin e çiftit të ri Erëza Rekaliu dhe Endrit Salihi, që u bë në Komunën e Podujevës.
Kryetari Bulliqi falënderoi çiftin e ri që kishin përzgjedhur që ai të jetë dëshmitar në aktin më solemn dhe më të rëndësishëm, të kurorëzimit të një martese.
Kryetari Bulliqi e uroi çiftin e ri duke i dëshiruar lumturi e harmoni në jetën bashkëshortore.
Kurorëzimi i këtij çifti u bë në fundjavë, duke pasur parasysh se kryetari Bullliqi ka marrë vendim që sektori i shërbimeve me qytetarë në administratën komunale të punojë edhe gjatë ditëve të fundjavës, për shkak të rritjes së vëllimit të punëve dhe kërkesave me rastin e ardhjes së bashkatdhetarëve për festat e fundvitit.