Bulliqi nënshkruan dy memorandume bashkëpunimi me “Qatar Charity”

09 korrik 2021 | 12:30

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe drejtori i përgjithshëm i organizatës “Qatar Charity”, Mahmouad Abbas, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për hapjen e 55 puseve të reja dhe grante të ndryshme në fushën e bujqësisë.

Po ashtu, ata kanë nënshkruar edhe nënshkrimin për grante në fushën e bujqësisë duke përfshirë perimekulturë, mekanizëm bujqësor, bagëti dhe shoqëri bletësh. Nga ky memorandum Komuna e Podujevës do të participojë me 10 për qind të kostos së projektit e pjesën tjetër do ta financojë organizata “Qatar Charity”.

Me këtë rast, kryetari Bulliqi është zotuar për bashkëpunim të mëtejmë me këtë organizatë, të cilën e ka falënderuar për kontributin e vazhdueshëm në Komunën e Podujevës. “I falënderova përfaqësuesit e kësaj organizate për kontributin e vazhdueshëm në komunën tonë dhe shpreha gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar edhe në projekte të tjera në interes të qytetarëve llapjanë. Para tyre paraqita disa prej projekteve për të cilat ka nevojë Komuna e Podujevës, duke vlerësuar lartë bashkëpunimin e ndërsjellët. U dakorduam të vazhdojmë me projekte të tjera në dobi të Podujevës”, ka thënë Bullqi.

Kryetari Bulliqi në fund të ceremonisë nënshkruese ka ndarë nga një mirënjohje dhe nga një dhuratë modeste për drejtorin Abbas dhe menaxherin kryesor të projekteve, Khalid Abdulla MH Alayfei.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arabia Saudite është e shqetësuar me rritjen e aktiviteteve bërthamore…