Bulliqi takohet me djalin e Rugovës, e njofton se sivjet do të vendoset shtatorja e ish-presidentit në Podujevë

20 mars 2024 | 16:23

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi,  ka bërë me dije se e ka pritur të mërkurën në zyrë djalin e ish-presidentit  të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Bulliqi ka thënë se e ka njoftuar Ukën se sivjet do ta vendosin shtatoren e ish-presidentit Rugova në qytetin e Podujevës. Madje, ai ka thënë se procedurat për ndërtimin e shtatores veçse kanë filluar.

“Sot prita në takim në zyrën time Ukë Rugovën, djalin e ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.  Ukën e njoftova që sivjet si institucione lokale do ta vendosim shtatoren e ish-presidentit Rugova në qytetin e Podujevës, për të nderuar kontributin dhe angazhimin e presidentit Rugova për Kosovën. Procedurat për ndërtimin e shtatores veçse kanë filluar.  Ukën e falënderoj për vizitën dhe librin e dhuruar!”, ka shkruar Bulliqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ardhmja e qendërmbrojtësit francez Raphael Varane vazhdon të jetë…