Bulliqi thotë se votoi për të ardhmen e Podujevës

29 nëntor 2020 | 11:54

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, pasi votoi në një nga qendrat e votimit në këtë komunë, ka thënë se votoi për të ardhmen e Komunës së Podujevës.

Bulliqi ftoi qytetarët të votojnë për të ardhmen e tyre.

“Bashkë me bashkëshorten e kryejta obligimin qytetar. E dhashë votën për të ardhmen e komunës tonë. Ftoj qytetarët të votojnë për të ardhmen e tyre. Sot janë të barabartë të gjithë, ta shfrytëzojnë ditën të votojnë sepse vota është e barabartë. Ftojë të gjithë ta bëjnë punën me korrektësi dhe që procesi të shkojë mirë. Shpresoj që të fitoj më i miri, sa më shumë të dalin qytetarë në votim aq më shumë legjitimitet ka”, ka thënë Bulliqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për të parin e Mitrovicës së Veriut nga radhët…