Bulliqi viziton QKMF-në në Podujevë, premton përkrahje për stafin shëndetësor

08 dhjetor 2020 | 13:49

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka vizituar të martën Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Podujevë.

Gjatë kësaj vizite kryetari Bulliqi është njoftuar nga menaxhmenti i QKMF-së për punët dhe angazhimet e tyre të përditshme, nevojat dhe sfidat me të cilat ata përballen gjatë punës së tyre në shërbim të qytetarëve.

Bulliqi ka premtuar përkrahjen e tij dhe angazhim maksimal të ekzekutivit komunal për QKMF-në, duke pasur parasysh gjendjen e saj, sidomos gjatë kohës së përballjes më pandeminë Covid-19.

“Do të jem në vizita të shpeshta në QKMF për t’i parë nevojat dhe për t’i bërë intervenimet e nevojshme që ndikojnë në plotësimin e nevojave për punë dhe për shërbime cilësore ndaj qytetarëve llapjanë”, ka thënë Bulliqi.

Kryetari Bulliqi vizitoi edhe shërbimin emergjent dhe qendrën e triazhimit për Covid-19. Nga ekipi mjekësor në këtë repart, kryetari Bulliqi u njoftua me situatën epidemiologjike dhe procesin e testimit për Covid-19. Bulliqi ka falënderuar ekipin mjekësor për angazhimin në këtë situatë të vështirë pandemike.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga…