Buna Mustafa përcjell reagimin e “Calit” nga Haga

29 shtator 2025 | 18:43

Buna Mustafa, vajza e Salih Mustafës – i njohur si “Cali” – i cili po mbahet në burgun e Hagës, ka përcjellë reagimin e babait të saj lidhur me lajmet që po qarkullojnë në Kosovë, sipas të cilave ai kinse ka kërkuar ndihmë financiare për të kompensuar viktimat.

Reagimi nga Haga

Në një bisedë të fundit, Buna Mustafa ka bërë të ditur qëndrimin e babait të saj, duke theksuar se lajmet e përhapura janë të pavërteta.

“Unë nuk ndihem përgjegjës moralisht, financiarisht apo në çfarëdo lloj forme tjetër, për shkak se ata nuk janë viktimat e mia. Rrjedhimisht, as nuk kërkoj ndihmë nga shteti dhe populli im që t’i paguaj viktimat e fabrikuara nga prokuroria dhe nga qarqe të caktuara politike, të cilat përgënjeshtrojnë mbi të vërtetën për interesa të ulëta personale. Unë besoj që lufta e UÇK-së ishte e drejtë, e pashmangshme dhe e domosdoshme.”

Sipas saj, babai i saj thekson se vendimi i gjykatës ndaj tij është i padrejtë dhe me motive politike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vlora Çitaku, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës nga radhët e…