Bundesliga i renditë pesë momentet më të mira të Fisnik Asllanit
Sulmuesi i kombëtares së Kosovës dhe Hoffenheimit, Fisnik Asllani është një nga lojtarët më të mirë në Bundesliga këtë sezon.
Pas këtij edicioni të suksesshëm në elitën e futbollit gjerman, faqja zyrtare e Bundesligës ka ndarë pesë momentet më të mira të Asllanit në këtë garë.
Në vendin e pestë është goli i tij i bukur me kokë ndaj Union Berlinit, teksa vendi i katërt e zë asistimin e tij magjik ndaj Heidenheimit.
Momenti i tij i dytë më i mirë këtë edicion në Bundesliga është asistimi ndaj Bayern Munichut, të cilin e bën pasi e ndaloi topin në mënyrë maestrale, e pastaj ia asistoi bashkëlojtarit të tij për të shënuar.
Momenti më i mirë i Asllanit këtë edicion, sipas Bundesligës është goli i tij ndaj Heidenheimit, portën e të cilit e mbron Diant Ramaj, me prejardhje nga Kosova, por që luan për Gjermaninë.
23-vjeçari Asllani dhe Hoffenheimi rikthehen në aksion nesër, e shtunë, ndaj Mainzit, me fillim nga ora 15:30.



